Takim i frytshëm me Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme bullgare, Nikolay Milkov dhe shefat e misioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin mori pjesë Ambasadorja Donika Hoxha. Mjedisi i ri gjeopolitik në Europë dhe botë, sfidat e krizat e njëpasnjëshme me të cilat po përballemi, të cilat rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare kërkojnë intensifikim të marrëdhënieve tona në funksion të konsolidimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë.
Prioriteti ynë strategjik është integrimi europian dhe për këtë vlerësojmë rolin e Bullgarisë si një forcë drejtuese të këtij procesi për vendet e rajonit.