Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino u takua në Sofje me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Kostadin Kozhabashev dhe diskutuan për marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe për mënyrat e reja si të rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Në vitin 2023, Bullgaria dhe Shqipëria festojnë 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit dypalësh të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.