Ambasadori Muça zhvilloi një takim kortezie me z. Mark Sutcliffe, Kryetar i Bashkisë së Otavës, ku krahas të tjerash u dakordua për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel lokal, veçanërisht ndërmjet dy kryeqyteteve tona, Otavës dhe Tiranës, që është edhe Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023.