Më datë 21 mars 2024, Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në pritjen e dhënë nga znj. Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Gjatë pritjes, ai zhvilloi një bashkëbisedim miqësor me Ministren Joly.