Më 22 mars 2023, Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në pritjen e dhënë nga znj. Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme,me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Gjatë mbrëmjes, Ambasadori Muça pati rastin të takohej dhe të zhvillonte një bashkëbisedim miqësor me Ministren Joly, me fokus në zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet dypalëshe.