Ambasadori Muça i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga SHBSHK me rastin e festës kombëtare.

Gjatë përshëndetjes së tij në mbrëmjen festive të organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe me rastin e 5 vjetorit të miratimit të ligjit për shpalljen e nëntorit Muaj i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Ambasadori Muça vuri në dukje se komuniteti shqiptaro-kanadez përbën një urë të fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë dhe luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare në Kanada. Ai shprehu mirënjohjen institucionale ndaj Grupit të Punës për Trashëgiminë pranë SHBSHK, si edhe ansamblit “Shqiponjat e Vogla”.

Krahas anëtarëve të parlamentit, znj. Julie Dabrusin dhe z. Ivan Baker ishin të pranishëm bashkëatdhetarë nga Toronto, Otava dhe Montreali, si edhe e përfaqësues të disa organizatave të diasporës në Ontario.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00