Articles

Kryetari i Dhomës së Komunëve të Kanadasë, z. Anthony Rota mban një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë

Albanian

Kryetari i Dhomës së Komuneve të Kanadasë, Anthony Rota, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të rriten.
Gjatë fjalës në seancën parlamentare të datës 13 tetor 2022, Rota theksoi se sivjet mbushen 35-vjet nga momenti kur dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike dhe se kjo marrëdhënie patjetër që do të vazhdojë të rritet teksa vendet tona punojnë bashkë për të forcuar lidhjet tregtare dhe lidhjet mes njerëzve.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, z. Anthony Rota: Kanadaja, vend mik dhe partner i çmuar i Shqipërisë

Albanian

Më datë 12 tetor 2022, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla priti në Kuvend Kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, z. Anthony Rota.
Në fjalën e tij drejtuar Kuvendit, Kryetari Rota vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe konfirmoi vullnetin e Dhomës së Komuneve dhe Qeverisë sëKanadasë për të zgjeruar e intensifikuar bashkëpunimin me Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj priti Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë, z. Anthony Rota

Albanian

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë, z. Anthony Rota.
Presidenti Begaj vlerësoi vizitën e Kryetarit Rota si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kanadasë. Ajo përkon me kremtimet e 35-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Duke nënvizuar marrëdhëniet shumë të mira e miqësore të konsoliduara edhe më shumë në dy dekadat e fundit, Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e dialogut politik si dhe partneritetin e ngushtë në kuadër të aleancës në NATO.

Ministrja Xhaçka pret kryeparlamentarin kanadez: Të fuqizojmë shkëmbimet dhe dialogun politik të nivelit të lartë

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Kanadasë, z. Anthony Rota.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Kanadasë ndaj vendit tonë, duke e cilësuar atë një mike të çmuar dhe partnere të vlefshme për Shqipërinë.
Ministrja Xhaçka dhe Anthony Rota u dakordësuan për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada, në fusha të reja nga të cilat do të përfitojnë njerëzit e dy vendeve.

Ambasadori Muça takon z. Anthony Rota, Kryetar i Dhomës së Komunëve

Albanian

Në datë 28 shtator 2022, z. Ermal Muça, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Otavë, zhvilloi një takim me z. Anthony Rota, Kryetar i Dhomës së Komunëve. Bashkëbiseduesit u fokusuan në zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kanadasë, si edhe thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, përfshirë përmes diplomacisë parlamentare.

Fillon shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti pranë ambasadës në Otava

Albanian

Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar nisjen e shërbimit për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada. 

 

Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar. 

 

Si për çdo shërbim tjetër edhe në këtë rast aplikimi realizohet përmes E-Albania. 

Ministrja Xhaçka: Mirënjohje Kanadasë dhe Suedisë për partneritetin dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE

Albanian

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid, Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi takime dypalëshe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohjen homologes kanadeze për partneritetin dhe miqësinë e fortë mes Kandasë dhe Shqipërisë.
Kryediplomatja Xhaçka falenderoi Ministren Ann Linde për mbështetjen e Suedisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Takimi i KS për bashkëpunimin OKB-BE, Ministrja Xhaçka: Multilateralizmi, çelësi kryesor për adresimin e krizave me të cilat po përballet bota

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”.
Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

“Gratë, Paqja dhe Siguria”, Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit BE – OSBE- OKB

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj.
Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë.

Debati i Hapur në KS, Ministrja Xhaçka shpalos çështjet kryesore që do diskutohen

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dalë me një videomesazh mbi çështjet kryesore që do diskutohen në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit “Mbajtja e premtimeve: Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”.
Ministrja Xhaçka theksoi se ky event shenjues i organizuar nga Presidenca Shqiptare vjen si pjesë e angazhimeve të palës tonë, për të mbrojtur dhe avancuar më tej agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00