Ambasadori Muça mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Albanian Canadian Excellence Society - ACEdhe Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA) me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare te Gruas.
Ky event përpos për të festuar arritjet e gjithanshme të grave dhe vajzave, veçanërisht të atyre shqiptare në Kanada, shërbeu për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre thelbësor për zhvillimin e shoqërisë, rolin kyç në çdo aspekt të jetës së përditshme dhe për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.