Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar nisjen e shërbimit për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada.
Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.
Si për çdo shërbim tjetër edhe në këtë rast aplikimi realizohet përmes E-Albania.