Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është zhvilluar ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Asamblenë Legjislative të Ontarios. Në ceremoni morën pjesë anëtarë të komunitetit, miq vendas, kolegë nga përfaqësitë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe drejtuesit e organizatave të diasporës.
Gjatë kësaj ceremonie, Billy Pang, anëtar i Parlamentit të Ontarios dhe Asistent Parlamentar i Ministrit të Emigracionit dhe Multikulturalizmit përcolli përshëndetjet e Kryeministrit të Ontarios.
Ceremonia vijoi në ambientet e brendshme, ku u mbajt dhe një aktivitet kulturor me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe performancë të grupit të valleve shqiptare të Misionit Shqiptar Shën Nënë Tereza.