Më 10-12 tetor 2024, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë zyrtarë në Kanada. Në bashkëpunim me Galerinë ʻʻAmbiguʼʼ, me prani të z. Erion Veliaj, si edhe anëtarëve të komunitetit shqiptaro-kanadez u çel në ambasadë ekspozita ʻʻDiplomart IIʼʼ me vepra të artistëve shqiptaro-kanadezë, znj. Entela Konomi, z. Kastriot Dervishi dhe z.Altin Muçiqi.
Në ekspozitë ishin të pranishëm gjithashtu edhe z. Adriatik Kryeziu, Ambasadori i Republikës së Kosovës, dhe z. Agron Buxhaku, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët i uruan z. Veliaj mirëseardhjen në Kanada.