Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, u takua me anëtarë të komunitetit dhe drejtues të organizatave të diasporës shqiptare në Toronto, konkretisht ACE Society, Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA), RH Scholarship si edhe Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, për të biseduar mbi promovimin e vlerave kombëtare shqiptare dhe ruajtjes së traditave shqiptare.
Me rastin e kësaj vizite, u çel sipari i aktiviteteve për Muajin e Trashëgimisë Shqiptare për vitin 2023.