Kryetarja e Kuvendit të RSH-së, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto

Kryetarja e Kuvendit të RSH-së, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada.
Gjatë këtij takimi, znj. Nikolla ka shprehur mirënjohjen ndaj Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Ekselencës, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Avokatëve, dhe Fondacionit të Bursave RH për punën e shkëlqyer në ruajtjen e vlerave kombëtare e komunitare, promovimin e talenteve në Diasporë, bashkëpunimin me institucionet kanadeze dhe lidhjet e fuqishme me Shqipërinë.
Shpallja me ligj nga Asambleja Legjislative e Ontarios e muajit nëntor si muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario është cilësuar nga znj. Nikolla si një konfirmim i kontributit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të diasporës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00