Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, z. Anthony Rota: Kanadaja, vend mik dhe partner i çmuar i Shqipërisë

Më datë 12 tetor 2022, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla priti në Kuvend Kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, z. Anthony Rota.
Në fjalën e tij drejtuar Kuvendit, Kryetari Rota vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe konfirmoi vullnetin e Dhomës së Komuneve dhe Qeverisë sëKanadasë për të zgjeruar e intensifikuar bashkëpunimin me Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë.
Kuvendi, Qeveria dhe institucionet shqiptare vlerësojnë shumë këtë vullnet dhe po punohet për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. Kanadaja është një partnere dhe mike e vlerësuar e Shqipërisë në NATO, OKB si dhe ka dhënë kontributin e saj për mbrojtjen e paqes dhe të të drejtave të njeriut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00