Më datë 05 nëntor 2022, Ambasadori Ermal Muça zhvilloi një takim me znj. Elissa Golberg, Ambasadore e Kanadasë në Shqipëri, jo rezidente. Gjatë këtij takimi u bisedua mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë si edhe mbi planet e përbashkëta në vijim në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.