Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Bashkinë e Otavës

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u zhvillua në Bashkinë e Otavës, ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar.

Të pranishmit i përshëndeti z. Ermal Muça, Ambasador i Shqipërisë në Kanada, dhe znj. Heidi Kutz, Drejtore e Përgjithshme për Arktikun, Evropën dhe Euroazinë pranë Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit të Kanadasë.

Krahas urimeve për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që këtë vit përkoi edhe me 35 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve të forta ndërmjet dy vendeve, si edhe angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Znj. Kutz vlerësoi, krahas të tjerash, përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si edhe rolin aktiv të vendit tonë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB.

Më pas, së bashku me z. Adriatik Kryeziu, Ambasador i Republikës së Kosovësnë Kanada, ata ngritën flamurin shqiptar nën tingujt e Himnit Kombëtar, pasuar nga “O Canada”.

Ceremonia vijoi në ambientet e ambasadës së RSH në Otava ku performoi në violinë studentja shqiptare Vasilika Vangjeli.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00