Më datë 11 dhjetor 2023, Orkestra e Madhe Filarmonike e Torontos zhvilloi koncertin e fundvitit me pjesë nga veprat e klasikëve botëror dhe kompozitorëve shqiptarë.
Në këtë event, organizuar nga Shoqata e Ekselencës Shqiptaro-Kanadeze ishte i ftuar Ambasadori Ermal Muça, i cili në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi organizatorët dhe Orkestrën për koncertin mbresëlënës.