Gjatë zhvillimit të punimeve të segmentit të lartë të Konferencës së COP-15, znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Mjedisit dhe Turizmit zhvilloi një takim me znj. Inger Andersen, Drejtore Ekzekutive e Programit të Mjedisit në OKB. Cështjet kryesore që u trajtuan gjatë këtij takimi ishin partneriteti gjatë punes për Parkun Kombetar "Alpet e Shqipërisë" dhe mbështetja ne projektin e ri për parkun ndërkufitar Korab-Koritnik, Sharri, Mavrovë dhe Malet e Sharrit.