Zhvillohet në Bruksel takimi i 9-të i Nën-Komitetit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbi tregun e brendshëm dhe konkurrencën përfshirë mbrojtjen e shëndetit dhe konsumatorit

Me 17 tetor 2017 u zhvillua në Bruksel takimi i 9-të i Nën-Komitetit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbi tregun e brendshëm dhe konkurrencën përfshirë mbrojtjen e shëndetit dhe konsumatorit. Takimi u kryesua nga Znj. Kleopatra Maliqi, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Z. Georg Ziegler Zv. Shef i Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerimin në Komisionin Evropian.

Ky takim shqyrtoi zhvillimet më të rëndësishme që nga mbledhjet e mëparshme të nënkomiteteve dhe ishte një forum për të diskutuar zbatimin e MSA-së, si dhe përafrimin e legjislacionit të vendit me legjislacionin e BE-së (‘acquis’) në fushat e konkurrencës, të drejtat e pronësisë intelektuale e industriale, shërbimeve financiare, mbrojtjes së shëndetit dhe konsumatorit.

Komisioni theksoi rëndësinë e temave të diskutuara në takim, të cilat i shërbejnë Programit të Reformës Ekonomike të Shqipërisë dhe krijimit të Zonës Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, e cili u miratua në Samitin e Triestes më 12 korrik 2017.

Komisioni iu referua rekomandimeve të politikave në të gjitha fushat që mbulohen nga nënkomiteti sipas raportit të fundit të Shqipërisë. Ajo përshëndeti masat e ndërmarra nga vendi ynë, u bëri thirrje autoriteteve të vendit të vazhdojnë harmonizimin e legjislacionit në nivelet e ndryshme të qeverisjes me atë të BE-së.

Postal Address

Mission of Albania
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00