Ju ka munguar atmosfera festive ballkanike? Mos mungoni në 19-22 Prill 2018 në Pallatin Mbretëror të Arteve të Bukura në Bruksel (BOZAR) ku do të startojë edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar Kulturor i Rajonit të Evropës Juglindore “Balkan Trafik 2018”. Festivali do të mbajë gjallë shpirtin e Ballkanit përmes një sërë aktivitetesh kulturore muzikore, vallëzimit dhe dizajnit unikal të saj.
Këtë vit vendi ynë do të prezantohet nga:
- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore (AKKVP) ku do të performojë vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike, formacionet orkestrale në formën e kabasë, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.
Formacioni bazë i orkestrës dhe grupit polifonik, na jep mundësinë të udhëtojmë nëpër zonat e Shqipërisë krijon mundësinë e një koncerti jo monoton dhe përfaqësimit të një folklori të pasur. Valltarët, do t’i japim frymëmarrje koncertit duke i prezantuar disa momente të koreografisë popullore shqiptare dhe ajo që e vlerësojmë edhe me të rëndësishme, prezantimin e kostumeve të disa trevave shqiptare.
- Këngëtarja Eda Zari dhe grupi i saj Byzantine Project do të përfaqësojnë muzikën moderne shqiptare
Për më shumë info, referojuni programit të festivalit në adresën: http://www.balkantrafik.com/fr/2018-12eme-edition-fr/