“Ukraina”, Ministrja Xhaçka në Ministerialin e NATO-s në Bruksel

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Bruksel (Belgjikë), ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në datat 6 dhe 7 prill.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të diskutojnë se çfarë mund të bëhet më shumë rreth situatës në Ukrainë, duke përfshirë partnerët e tjerë të NATO-s në rajon, të cilët janë të prekshëm ndaj kërcënimeve dhe ndikimit rus.
Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë gjithashtu punën për zhvillimin e Konceptit të ardhshëm Strategjik të NATO-s në kohë për Samitin e Madridit në qershor.
Sipas informacioneve zyrtare nga NATO, gjatë këtij takimi, pritet që ministrat të miratojnë Kartën për Përshpejtuesin e Inovacionit të Mbrojtjes të NATO-s për Atlantikun e Veriut (DIANA).

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00