Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, ka zhvilluar një takim me Zëvendësministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.
Dy zyrtarët morën pjesë në konferencën: “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, ku Zv/ministrja Fino evidentoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe strategjike mes dy vendeve dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj vendit tonë.
“Sot, dy vendet tona mike zhvillojnë partneritet strategjik dhe intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Të dy vendet janë anëtarë të NATO-s që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe bashkëpunojnë ngushtë në organizatat rajonale”, theksoi ajo në fjalën e saj.
Ky takim shënon edhe hapjen e aktiviteteve të përbashkëta që do të organizohen për festimin e këtij përvjetori.