12-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ministrja Xhaçka: Sfida e radhës, integrimi në Bashkimin Evropian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar sot 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministrja Xhaçka deklaroi se gjatë këtyre viteve, Shqipëria ia ka dalë të fitojë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi se sfida e radhës e vendit mbetet integrimi në Bashkimin Evropian.
“Me shumë punë e shumë përkushtim edhe kjo sfidë do të fitohet hap pas hapi, duke filluar nga mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti”, u shpreh ministrja.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00