140 – vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Një model orientimi drejt së ardhmes, përkatësisë evropiane dhe demokracisë së konsoliduar

I madhi mësues Aleks Buda na kujton se në jetën e popujve, përgjatë rrjedhës së viteve e shekujve, ka ngjarje që i vendosin popujt para pyetjes: Nga duhet të shkojmë? "Kësaj pyetjeje në një udhëkryq të madh të historisë, populli shqiptar i dha një përgjigje me themelimin e Lidhjes Shqiptare në Prizren me 10 qershor 1878, kur përfaqësuesit e kombit shpallën vendosmërinë e patundur për të luftuar për të drejtat kombëtare dhe i vunë themelet asaj organizate politike, e cila për tre vite me radhë udhëhoqi luftën e masave popullore për çlirim nga zgjedha shekullore e huaj, për mbrojtjen e trojeve të veta për bashkimin në një shtet të vetëm autonom e të njësuar kombëtar” shkruan ai.

Sot, në 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e në të gjithë rajonin gjenden sërish para dilemës së madhe se nga do të orientojnë jetën e tyre politike, sociale e kulturore. E përgjigja, e ndryshme për nga konteksti historik, por e njëjtë për nga vendosmëria e orientimi drejt të ardhmes është vetëm një: thellimi i demokracisë e i perspektivës tonë të përbashkët evropiane, fuqizimi i shtetit të së drejtës, forcimi i indit përbashkues evropian të identitetit tonë, janë jo vetëm angazhimi ynë, por edhe besa që duhet të lidhim mes vedi.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00