73-vjetori i themelimit të NATO-s, Ministrja Xhaçka: Krenare për kontributin e Shqipërisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 73-vjetorin e themelimit të aleancës më të madhe politiko-ushtarake, NATO.
Ministrja Xhaçka u shpreh krenare që Shqipëria është anëtare e besueshme e NATO-s, që jep një kontribut që shkon përtej asaj që supozohet të japë një vend me përmasat e vendit tonë, qoftë për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Sipas saj, njësoj si 73 vjet më parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi se NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë.
Në nderim të këtij përvjetori, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka projektuar mbi fasadën e saj logon dhe ngjyrat e NATO-s.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut e quajtur edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, është një aleancë ushtarake ndërqeveritare midis 30 shteteve anëtare, 28 prej të cilave janë në Evropë dhe 2 të tjerat janë pjesë e Amerikës së Veriut.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00