Me 1 dhe 2 qershor, Komiteti Europian i Rajoneve në bashkëpunim me Komisionin Europian/ DG NEAR, organizuan në Bruksel 'Ditët e Zgjerimit', një event që i kushtohet ngritjes së vëmendjes në nivel lokal dhe rajonal mbi procesin e zgjerimit.
Gjatë ditës së parë, me adresimin në Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorja e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, znj. Suela Janina, njohu të pranishmit me zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë në reformat kyçe drejt integrimit në BE.