U mbajt në Bruksel, më 2 tetor 2015, Takimi përgatitor për Konferencën e Nivelit të Lartë mbi krizën e refugjatëve "Rrugë kalimi i Mesdheut Lindor dhe Ballkanit Perëndimor". Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ambasadorja Suela Janina.
Objekt kryesor i diskutimeve të këtij takimi ishte projekt-Deklarata e Konferencës së Nivelit të Lartë.
Konferenca e Nivelit të lartë do të mbahet në Luksemburg, më 8 tetor, me pjesëmarrjen e vendeve të BE-së, të Ballkanit Perëndimor, të vendeve të asociuara në Shengen dhe Turqisë, Jordanisë dhe Libanit.