Ankara, Ministrja Xhaçka: Turqia partnere kyçe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e Turqisë në rajonin tonë, teksa theksoi se bashkëpunimi rajonal mbetet çelësi për përballimin me sukses të kërcënimeve ndaj sigurisë.
“Jemi shumë të kënaqur që intensifikimi i dialogut politik është shoqëruar me një rritje domethënëse të bashkëpunimit dypalësh. Sot diskutuam konkretisht mbi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Vërejmë me kënaqësi se në vendin tonë ka një trend të vazhdueshëm, pozitiv dhe në rritje të investimeve turke. Aktualisht kemi arritur nivelin e 800 milionë dollarëve në vëllimin tregtar, që është shifër goxha domethënëse, por që e dimë se nuk pasqyron realisht potencialin që ekziston mes vendeve tona. Megjithatë, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm, të inkurajuar nga projektet të reja te investimeve, që tashmë janë duke u zhvilluar në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë”,  tha kryediplomatja shqiptare në deklaratën e përbashkët për shtyp.
Ministri Çavuşoğlu përshëndeti nisjen e negociatave Shqipëri-BE dhe vlerësoi përpjekjet e vendit tonë në bashkëpunimin rajonal. Sipas tij, Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtëse të saj.
“Jemi të kënaqur që Shqipëria ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE. Vendi juaj është anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një kohë të vështirë. Ne vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe kemi mbështetur e do të vazhdojmë të jemi gjithmonë pranë Shqipërisë vëllazërore”, u shpreh Ministri Çavuşoğlu.
Në vitin 2023, Shqipëri dhe Turqia shënojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00