Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.
Ministrja Xhaçka theksoi se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit.
Sipas saj, Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në këtë drejtim, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.