Arritja e marrëveshjes, Ministrja Xhaçka: Lajm shumë i mirë për rajonin, dialogu është rruga e duhur

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve.
“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
Tashmë shtetasit e dy vendeve do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00