Asistenca financiare e BE, Ministrja Xhaçka: Rregullat e reja, thelbësore për përballimin e sfidave të reja që sjell procesi i negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për miratimin e Marrëveshjes Financiare në Kuadër të Partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian.
Ministrja Xhaçka theksoi se miratimi i kësaj marrëveshjeje do të rrisë efektivitetin në përdorimin e fondeve të BE-së, për të mbështetur zbatimin e reformave në fusha të ndryshme.
“IPA do të promovojë vlerat e përbashkëta evropiane, do të nxisë reformat për modernizimin e shoqërisë dhe ekonomisë, do të vazhdojë të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, e gjithashtu do të mbështesë procesin e përafrimit me rregullat dhe standardet e BE-së”, tha ajo.
Sipas kryediplomates Xhaçka, qeveria shqiptare ka marrë një sërë vendimesh që lehtësojnë zbatimin e projekteve me fonde IPA, vendime të cilat do të mundësojnë që të përmirësohet përthithja e fondeve nga përfituesit potencialë shqiptarë.
“Kjo etapë e re në të cilën ka hyrë procesi ynë i integrimit shoqërohet më një instrument të përforcuar të asistencës financiare të BE, që do të na ndihmojë më mirë në përballimin e sfidave të reja të procesit. Sepse sfida do të ketë dhe do të jenë sfida jo të lehta. Por i kemi të gjithë mundësitë që t’i përballojmë këto sfida me sukses, duke synuar madje, të rikuperojmë kohën e humbur”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Miratimi nga Kuvendi i rregullave të reja të funksionimit të asistencës financiare të BE, nëpërmjet Instrumentit të Para-Aderimit 3, vjen pak javë pas hapjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00