Austria mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave në prag të publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian

Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një takim në Austri me homologen Karin Kneissl.

Në përfundim të takimit me homologen e tij Austriake Cakaj u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në integrimin e saj Evropian. Ministri në Detyrë Gent Cakaj, tha se Austria do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSBE-së që do të marrë Shqipëria në vitin 2020.

Gjithashtu Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, veçanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ministrja e Jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërinë të çojë përpara reformat e ndërmarra, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e saj Karin Kneissl tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga qeveria Shqiptare veçanërisht në Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetingut.

Gjithashtu Kneissl vuri në dukje qasjen bashkëpunuese të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe rritjen e sigurisë ku nënvizoi se është bërë një progres tejet i mirë. Ajo tha se qeveria Austriake do ta mbështesë Shqipërinë në këto procese.

Këto procese reformuese sipas Kneissl do ta bëjnë Evropën Juglindore dhe Bashkimin Evropian më të sigurt.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00