Bisedë telefonike me homologen spanjolle/ Xhaçka: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.
Kryediplomatja Xhaçka njohu homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Spanjës në këtë drejtim.
Në fokus të bisedës ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe përditësimi për situatën e krijuar nga pandemia dhe masat e marra.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00