Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Ministrin e Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se Shqipëria i ka përmbushur të 15 kushtet e paraqitura.
Nga ana tjetër, Ministri Maas u shpreh se ngjarja historike e radhës do jetë mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.
Kryediplomatja theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do jenë vendimtare për reformën e integrimit, ndërsa u shpreh se vijon puna e pandalshme për reformën në drejtësi.