Bombardimi i spitalit në Ukrainë, Ministrja Xhaçka: Sulmet ruse janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas bombardimit të spitalit të fëmijëve në Ukrainë nga ushtria ruse.
Ministrja Xhaçka dënoi këtë akt të rëndë, teksa theksoi se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.
“Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin e Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, u shpreh Ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
Si pasojë e bombardimit të spitalit në qytetin e Mariupolit, shumë fëmijë dhe persona të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00