Bruksel, Ministrja Xhaçka takon Luigi Di Maio: Mirënjohës për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendosur të Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Fillimi i ditës në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Mundësi e mirë për agjendën tonë intensive dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Në pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale pas takimit.
Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel ku do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, si dhe do të marrë pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Balkanit Perëndimor

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00