Bukuresht, Ministrja Xhaçka takon homologun Tajani: Mirëpresim rivitalizimin e angazhimit të Italisë në Ballkanin Perëndimor

Gjatë ministerialit të NATO-s në Bukuresht, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Ministrja Xhaçka u shpreh se rivitalizimi i angazhimit të Italisë në Ballkanin Perëndimor është një lajm i shkëlqyer për rajonin, teksa theksoi se Shqipëria vlerëson partneritetin e saj strategjik dhe miqësinë historike me Italinë dhe popullin e saj.
Të dy zyrtarët shprehën angazhimin e tyre për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh si dhe avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00