Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u takua me Këshilltarin e Kancelarisë Federale për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Jan Hecker.
Kryediplomati shqiptar pas një prezantimi mbi situatën aktuale të vendit tonë, ecurinë e reformave në pesë prioritet.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania dhe Kancelarja Merkel i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për në Bashkimin Evropian.
“Bashkëpunimi me Gjermaninë është i pazëvendësueshëm. Një vendim pozitiv në qershor është një garanci shtesë për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” -u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj në fjalën e tij.