Cakaj – Roth: Gjermania ka gjithë vullnetin e mirë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Berlin, zhvilloi një takim me Ministrin gjerman të Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.

 Bashkëbiseduesit vlerësuan partneritetin e ngushtë në funksion të forcimit të lidhjeve BE-Shqipëri për të cilin Ministri Roth u shpreh se perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, është një nga prioritetet kryesore të Gjermanisë. 

 Roth theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe vendi duhet të vijojë punën e mirë të bërë deri tani me reformat e ndërmarra në lidhje me pesë prioritetet.

 “Procesi i Vetingut në drejtësi është një reformë e jashtëzakonshme”, tha Ministri Roth. 

 “Gjermania ka të gjithë vullnetin e mirë të vijojë të asistojë Shqipërinë dhe si dashamirës i përhershëm i Shqipërisë, shpresoj për një vendim pozitiv në qershor 2019”, u shpreh Roth në takimin me Ministrin Cakaj. 

 Nga ana e tij, Ministri në Detyrë Cakaj, nënvizoi se Shqipëria dëshiron të intensifikojë bashkëpunimin me Gjermaninë si partner, në përmbushjen e të gjitha detyrave që i janë caktuar për t’u integruar në familjen evropiane. 

 Kryediplomati shqiptar Cakaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj Ministrit Roth, për mbështetjen dhe vullnetin pozitiv që ai personalisht dhe qeveria gjermane kanë treguar në çdo hap të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-​së.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00