Cakaj – Sarrazi: BE të mbajë premtimin për çeljen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim miqësor me Raportuesin për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane në Bundestag, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazi.

Në takim, Ministri në Detyrë Cakaj shprehu vlerësimin e tij për qasjen inkurajuese të raportuesit për Shqipërinë Sarrazi për avancimin e mëtejshëm të agjendës evropiane të Shqipërisë.

“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe është gati për çeljen e negociatave”, tha Kryediplomati shqiptar në fjalën e tij.

Raportuesi për Shqipërinë Sarrazi konfirmoi mbështetjen e tij dhe të Partisë së Gjelbër për çeljen e merituar të bisedimeve për anëtarësim.

Sikundër u shpreh edhe në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Bundestag, ai theksoi nevojën e mbajtes së fjalës së dhënë nga ana e vendeve anëtare për fillimin e bisedimeve pas përmbushjes së pesë prioriteteve, jo vetëm si vlerësim të merituar për arritjet e deritanishme, por edhe si një mesazh inkurajues për institucionet dhe shoqërinë shqiptare.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00