Cakaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut duke marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit Boris Trajkovski

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj, i cili gjendet në Shkup për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt 2004 pranë Mostarit në Bosnjë e Herzegovinë.

Ceremonia përkujtimore, e cila po organizohet nga zyra e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Fondacioni Boris Trajkovski, mblodhi personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit për të përkujtuar jo vetëm figurën e ish Presidentit Trajkovski, por edhe punën e tij për progresin dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat Euro-Atlantike.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00