Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.
Biseda u përqendrua kryesisht tek perspektiva e përbashkët evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe tek shkëmbimi i eksperiencave në fazën përgatitore të negociatave të anëtarësimit në BE.
Në takim u diskutua edhe për projekte të përbashkëta dypalëshe apo rajonale në kuadër të integrimit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane