Cakaj përgëzon Kosovën për udhëheqjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Ky takim u organizua në Varshavë nga Presidenca e rradhës e Kosovës.

Në fjalën e tij, Ministri Cakaj përgëzoi autoritetet e Kosovës për punën dhe angazhimin gjatë Presidencës së Fondit.

Cakaj vlerësoi gjithashtu se pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në këtë organizatë është dëshmi e kontributit të vazhdueshëm të saj në rajon. Bashkëpunimi rajonal është një përbërës i rëndësishëm për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Cakaj.

Më tej, Ministri Cakaj theksoi se Shqipëria, si vend pritës i Fondit të Ballkanit Perëndimor por edhe i Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë, është e angazhuar që këto dy organizma të rëndësishëm të kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërlidhjen midis shoqërive civile, rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe njerëzore, forcimin e sigurisë dhe rritjen e stabilitetit në gjithë rajonin.

Takimi miratoi edhe projektet rajonale në kuadër të Thirrjes së Dytë të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë, si për çdo vend anëtar të Fondit, u shpallën katër projekte fituese.

Gjatë Konferencës u theksua se tashmë Fondi i Ballkanit Perëndimor po konsolidohet gjithnjë e më tepër si një mekanizëm i rëndësishëm dhe me impakt në rritje në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të reja të besimit mes shoqërivë dhe vendeve të rajonit.

Cakaj falenderoi vendet e Grupit të Vishegradit për mbështetjen që kanë dhanë në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe ripërsëriti kërkesën për vijimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Në vazhdim, ai përsëriti thirrjen për mbështetje finaciare për Fondin nga partnerët evropianë, donatorët e ndryshëm, dhe veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00