Me datë 23 maj 2017, u zhvillua në Bruksel dialogu i përvitshëm ekonomik dhe financiar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë (ECOFIN).
Në këtë takim pala shqiptare u përfaqësua nga Zëvendësministri i Financave, z. Erjon Luçi dhe Zv. Guvernatorja e Bankës se Shqipërisë znj. Natasha Ahmetaj. BE u perfaqësua nga vendet anëtare, Komisioni Evropian dhe Banka Qëndrore Evropiane.
Dialogu mbi qeverisjen ekonomike me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë synon të përgatisë vendet në pjesëmarrjen e tyre në të ardhmen në koordinimin e politikës ekonomike të BE. Dialogu reflekton procesin e Semestrit Evropian në nivel të BE-së. Pjesëmarrësit rikujtuan angazhimin për të vendosur një paketë të re të politikave udhëzuese për të mbështetur përpjekjet drejt përmbushjes së kritereve ekonomike të Kopenhagenit.