Dita e Evropës, Ministrja Xhaçka: Mirënjohje BE-së për përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar sot Ditën e Evropës. Ministrja Xhaçka theksoi se kjo ditë shërben për të kujtuar se çfarë përfitimesh të mahnitshme i ka sjellë ëndrra evropiane kontinetit evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Gëzuar Ditën e Evropës! Në këtë ditë festojmë paqen dhe bashkimin, por edhe kujtojmë se çfarë përfitimesh të mahnitshme i ka sjellë ëndrra evropiane kontinetit dhe rajonit tonë. Kur më mirë se sot t’i kujtojmë BE-së përkushtimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkroi ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.
9 maji shënon Ditën e Evropës e vendosur nga Bashkimi Evropian në përkujtim të Deklaratës Schumanit. Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00