Dita e Evropës, Ministrja Xhaçka: Të rinjtë tanë meritojnë një perspektivë të qartë evropiane

Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në një diskutim të hapur me ambasadorë të vendeve të BE në vendin tonë, lidhur me përgjigjen e përbashkët të Shqipërisë dhe BE ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Ministrja Xhaçka theksoi se në këtë ditë, shqiptarët nuk kremtojnë thjesht Evropën, por mbi të gjitha ëndrrën e tyre për t’u bërë pjesë e saj.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për gjithçka që BE ka bërë për Shqipërinë dhe rajonin, teksa theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje më strategjike të BE ndaj rajonit.
“Shqipëria është duke luajtur një rol të dorës së parë në arenën diplomatike globale, në Këshillin e Sigurimit ku po jep një kontribut aktiv e të qenësishëm në mbështetje të Ukrainës. Ne e meritojmë të kemi një perspektivë të qartë evropiane, këta të rinj e të reja që janë sot këtu e meritojnë që ta jetojnë BE njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në vendet anëtare dhe të mos u duhet të presin edhe ata për dekada e dekada me radhë me një BE që ngelet si një vegim që nuk afrohet kurrë në horizont, siç për fat të keq i qëlloi brezit tim”, u shpreh ministrja Xhaçka në fjalën e saj.
Pjesë e panelit të nivelit të lartë ishin edhe ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri, si edhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shukrov. Ata shprehën solidaritetin për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin dhe mbështetjen që Shqipëria ka treguar ndaj Ukrainës. Gjithashtu, ata njëzëri vlerësuan progresin e vazhdueshëm që Shqipëria ka bërë sa i përket procesit të integrimit në BE

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00