Faza pasardhëse e procesit të pranimit të Shqipërisë, hapat dhe sfidat përpara

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi me strukturat e integrimit evropian në MEPJ dhe ministritë e linjës me temë: “Faza pasardhëse e procesit të pranimit të Shqipërisë, hapat dhe sfidat përpara”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, Kryeministri Edi Rama, ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.

Kryeministri i vendit Edi Rama duke u ndalur tek vendimi i Këshillit të BE-së për vendin tonë, nënvizoi se “Nuk kemi humbur 12 muaj. Kemi 12 muaj punë, që është e njëjta punë që do të kryhej edhe nëse do të thuhej në tekst, negociatat hapen sot”.  Për Kryeministrin Rama, kemi një tekst që na mundëson të bëjmë punën tonë pasi edhe sikur hipotetikisht çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një periudhë pune përgatitore, i ashtuquajturi “screening” i procesit, që do të merrte një kohë të caktuar, një kohë që normalisht shtrihet nga 6 deri në 12 muaj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se Këshilli nuk ka përcaktuar asnjë kusht apo kriter të ri për Shqipërinë, por ka skicuar dhe detajuar më tej, 5 prioritetet.

Kreu i diplomacisë Shqiptare duke risjellë në vëmendje vlerësimin e Këshillit për sa i përket trajektores së reformave në fushën e sundimit të së drejtës, kryesisht reformës në drejtësi që nga vendet anëtare  konsiderohet si model për tu ndjekur dhe nga vendet e tjera që janë apo jo në procesin e bisedimit për anëtarësim. Si dhe konfirmimi nga ana e vendeve anëtare në një moment shumë të vështirë për Evropën i linjëzimit 100% të politikës sonë të jashtme me atë të BE, apo edhe roli ynë dinamik e konstruktiv në rajon.

Ministri bëri me dije se Këshilli nuk ka përcaktuar asnjë kusht apo kriter të ri për Shqipërinë, po ka skicuar dhe detajuar më tej, 5 prioritetet që ne besojmë do t’i kemi bashkudhëtar në gjithë procesin tonë të anëtarësimit në BE. “Para nesh janë dy procese dhe kjo është krejt e qartë. Së pari thellimi i i reformave i bazuar te detajimi i 5 prioriteteve që ka bërë vetë Këshilli i BE dhe nga ana tjetër na duhet të fuqizojmë dhe operacionalizojmë infrastrukturën njerëzore, administrative në funksion të përgatitjet  së hapjes së bisedimeve për anëtarësim”, tha ministri Bushati.

Shqipëria ka ndërtuar edhe platformën për të fuqizuar jo vetëm misionin pranë Bashkimit Evropian, ç’ka është një praktikë e ngjashme dhe ka ndodhur me të gjitha vendet e tjera, por edhe misionet tona në vendet kyçe të Bashkimit Evropian nga pikëpamja e burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe burimeve financiare.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00