Fjalë e mbajtur, Ministrja Xhaçka dhe Ambasadori Bucci firmosin marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

U nënshkrua në Tiranë marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane, nga Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
Teksti i “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin”, i miratuar në parim me Vendimin nr.144, datë 10.3.2021 nga Këshillit i Ministrave, i hapi rrugë firmosjes të saj.
Nënshkrimi i sotëm do të pasohet nga përfundimi i procedurave të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare.
Firmosja e marrëveshjes u lajmërua nga ministrja Xhaçka, gjatë takimit që ajo pati javën e kaluar në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio, ku u konfirmua dakordësia për një prej marrëveshjeve me ndikim të madh në mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali. 
“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00