Konferenca rajonale përmbyllëse e programit “Instrumenti Horizontal”, demonstron përfitime për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor

Përkushtimi i autoriteteve për reformimin e gjyqësorit, luftën kundër krimit ekonomik dhe diskriminimit, me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, nëpërmjet programit të përbashkët të Bashkimit Evropian të Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal, ka  sjellë përfitime për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Ky ishte një përfundim kyç i Konferencës Rajonale të mbylljes së Programit, mbajtur sot në Tiranë.

Sokol Dedja, Zëvendës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, shprehu angazhimin e Shqipërisë për të zbatuar rekomandimet e monitorimit të Këshillit të Evropës dhe të organeve eksperte me qëllim forcimie e mëtejshëm të reformave në fushën e gjyqësorit, luftën kundër krimit ekonomik dhe diskriminimit. “Fushat e mbështetura nga ekspertiza dhe projektet e Instrumentit Horizontal që do të diskutohen sot janë me rëndësi thelbësore për progresin tonë në procesin e integrimit evropian“, përfundoi ai.

Jam krenar që BE-ja ka pasur rastin të punojë me përfituesit e IPA-s në këto fusha të rëndësishme që kanë kaq shumë domethënie për jetët e përditshme të qytetarëve“, tha Liselotte Isaksson, Shefe  Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Komisioni Europian. “Instrumenti Horizontal është me të vërtetë për njerëzit – Drejtësia nënkupton që qytetarët mund të ndihen të sigurt se sistemi i tyre ligjor do t’i mbrojë ata në mënyrë efikase kundër padrejtësive dhe abuzimeve. Mungesa e korrupsionit dhe krimit ekonomik do të thotë se do të ketë më shumë burime në dispozicion të qytetarëve për shërbime thelbësore. Anti-diskriminimi ka të bëjë me mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët. Instrumenti Horizontal punon në mbështetje të zbatimit të Strategjisë së Ballkanit Perëndimor, i cili përmban sundimin e ligjit si një temë thelbësore.”

Verena Taylor, Drejtoreshë e Zyrës së Drejtorit së Përgjithshëm të Programeve të Këshillit të Evropës, tha se dimensioni rajonal i këtij programi është shumë i rëndësishëm, sepse ekzistojnë shumë lidhje midis përfituesve në rajon dhe ne duhet të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat ekzistuese. “Faza e dytë e programit do të integrojë projekte të tjera, por do të vazhdojë të adresojë të njëjtat fusha prioritare si në fazën e parë. Gjithashtu, ne do të mbajmë fleksibilitetin që kemi“, tha ajo.

Nëpërmjet Instrumentit Horizontal, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Evropës ndihmuan përfituesit në Evropën Juglindore që të jenë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe acquis të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit. Zbatimi i Instrumentit Horizontal kontribuon drejtpërsëdrejti në nismat prioritare të BE-së në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor. Portofoli i këtij programi arrin në 25 milionë euro.

Gjatë 3 viteve të fundit, ky program i përbashkët ka dhënë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, siç janë sistemet e përmirësuara të burgjeve dhe të drejta më të mira për të burgosurit, mjedise shkollore më tolerante dhe ligje dhe masa më efektive kundër korrupsionit.

Instrumenti Horizontal kontribuoi në përmirësimin e efikasitetit të sistemeve të drejtësisë për qytetarët dhe rritjen e harmonizimit të vendimeve bazuar në standardet evropiane. Përsa i përket anti-diskriminimit, programi synon që njerëzit që janë nga grupet e pambrojtura të mos përjashtohen në bazë të identitetit, por do të kenë të njëjtat mundësi.

“Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” përfshin projekte në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore, Serbi si dhe Kosovë*, ndërsa Turqia ka pasur mundësinë të përfitojë nëpërmjet projekteve rajonale. Më 23 maj 2019, faza aktuale e Instrumentit Horizontal përfundon. Pas tre viteve të zbatimit të tij, dhe në dritën e angazhimit të të dy organizatave për të nisur një fazë të dytë të programit, konferenca përmbyllëse ka dhënë një rast të rëndësishëm për të reflektuar mbi rezultatet dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta që do të trajtohen në të ardhmen. Pjesëmarrësit pranuan vlerën e shtuar të shkëmbimit rajonal që u lejon atyre të përfitojnë nga përvoja e njëri-tjetrit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00