Kryeministri Rama: Diplomacia shqiptare jo vetëm konsumatore por edhe kontributore në rritjen ekonomike të vendit

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse, në ditën e fundit të takimit me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë në botë mbi diplomacinë ekonomike, kërkoi edhe një herë që shërbimi i jashtëm të jetë funksion të rritjes ekonomike, të mos mbetet në rolin e konsumatorit por të shndërrohet në një nga kontribuesit të zhvillimit ekonomik, rritjes së investimeve të huaja në sektorë të veçantë, në nivel qendror dhe lokal. Në këtë këndvështrim, ai vuri në dukje se për ta realizuar këtë objektiv kërkohet përfshirja, angazhimi dhe koordinimi të gjitha institucioneve  dhe kërkoi mbështetjen e ambasadorëve të ndihmojnë duke këmbëngulur në kalimin e kësaj faze tranzicioni. 

 

Gjatë ditës së sotme diskutimet u fokusuan edhe në bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet mekanizmave formalë dhe joformalë, midis strukturave në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në partneritete dinamike me aktorë shtetërorë dhe jo – shtetërorë.

 

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nënvizoi se diaspora shqiptare është një aset me ndikim të qenësishëm në zhvillimin e vendit, duke u ndalur në faktin se përfaqësitë tona duhet të jenë pikë referimi për organizimin e saj. 

 

Në përfundim të takimit tre-ditor, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati bëri një përmbledhje të rezultateve arritura gjatë diskutimeve duke vënë theksin në domosdoshmërinë për një qasje të re tashmë të filluar në kontekstin e diplomacisë ekonomike dhe nevojën e hartimit të një organizimi të ri të punës së përfaqësive tona në këtë drejtim.

 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00